Ndahet nga jeta kompozitori i njohur, vuante nga sëmundja e rëndë, Robbie Robertson

dasma

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Kitaristi, kantautori dhe këngëtari i famshëm, Robbie Robertson, i cili udhëhoqi grupin kanadezo-amerikan Band në vitet 1970 dhe punoi gjerësisht me Bob Dylan dhe Martin Scorsese, ka ndërruar jetë. Ai ishte 80 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, i cili ka thënë se Robertson u nda nga jeta në Los Angeles, pas një sëmundjeje të gjatë.

Sipas 34-vjeçarit, Robbie ishte i rrethuar nga familja e tij në kohën e vdekjes së tij, duke përfshirë bashkëshorten Janet, ish-gruan e tij, Dominique me partnerin e saj Nicholas dhe fëmijët e tij Alexandra, Sebastian, Delphine dhe partneri i Delphine, Kenny.

“Ai ka lënë gjithashtu nipërit Angelica, Donovan, Dominic, Gabriel dhe Seraphina. Robertson kohët e fundit përfundoi projektin e tij të katërmbëdhjetë muzikor filmik me bashkëpunëtorin e shpeshtë Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”.

Në vend të luleve, familja ka kërkuar që të bëhen donacione për Six Nations of the Grand River. Kjo për të mbështetur një Qendër të re Kulturore Woodland”, thuhet në deklaratën e 34-vjeçarit, Jared Levine./ gazeta-shqip.com

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KOMPOZITORI I NJOHUR, BURT BACHARACH

Kompozitori dhe fituesi i çmimeve “Oscar”, Burt Bacharach ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, ditën e djeshme në Los Anxhelos.

Bacharach njihet për hitet e tij nga vitet 1950. Kjo ka vazhduar deri në shekullin 21 dhe muzika e tij dëgjohej kudo.

Fituesi i Oscar triumfoi në shumë forma të artit. Ai fitoi tetë herë Grammy.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult