Ndahet nga jeta kompozitori i shquar, Nexhmedin Doko

Në moshën 95-vjeçare ndahet nga jeta kompozitori i njohur, autori i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollore, Nexhmedin Doko.

Mesazhe ngushëlluese për ikjen nga kjo jetë të të ndjerit Doko, kanë shprehur familjarë e miq në rrjetet sociale.

Doko lindi në vitin 1929 në lagjen Përrua të qytetit të Beratit.

Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Pasi punoi për disa vjet si mësues muzike në Berat, Nexhmedin Doko në vitin 1958 vazhdon studimet e larta në Konservatorin “Ciprian Porumbescu” në Rumani për dirigjent kori.

I ndjeri ka kompozuar këngë të muzikës së lehtë dhe opereta të cilat janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi etj.

Ka marrë pjesë në disa festivale të këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Kthim nga fusha”, “Kënga e inxhinieres”, “Nëse mua më pyet”, “Festë në malësi”, “Viti i Ri”, opereta “Dritë dhe këngë”. Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike.

Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore. Ky fat i hidhur po ashtu përveç tij i shoqëroi edhe shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.

ObserverKult


odise plaku nevojë

Lexo edhe:

ODISE PLAKU: HARROVA MBRËMJEN QË IKU, HARROVA QË KISHA QARË…

Poezi nga Odise Plaku

Në rrugën që mora dhe eca ditë e natë,
me shpresën nëpër krahë të mos mbetesha i ngratë.
Dhe kur dielli  më erdhi në sy porsi një zjarr,
harrova mbrëmjen që iku, harrova që kisha qarë.

Kërkova nëpër arka të gjeja një kujtim,
të zgjohem nga gjumi i vdekjes, të qeshi shpirti im.
Të zihen nëpër rrugë të ikurat përqafime,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult