
Poezi nga Odise Plaku
Në rrugën që mora dhe eca ditë e natë,
me shpresën nëpër krahë të mos mbetesha i ngratë.
Dhe kur dielli më erdhi në sy porsi një zjarr,
harrova mbrëmjen që iku, harrova që kisha qarë.
Kërkova nëpër arka të gjeja një kujtim,
të zgjohem nga gjumi i vdekjes, të qeshi shpirti im.
Të zihen nëpër rrugë të ikurat përqafime,
të rrahë mes çmendurisë për ty kjo zemra ime.
Të ikim nëpër shpella, të zhdukemi në gërxhe,
të flasim për një puthje, të digjemi për fare.
Dhe dita kur të vijë mos të jetojmë me frikë,
të mbaj në gjoksin tim dhe kurrë s’të them “Ik!”.
*Titulli i origjinalit: “Natën zemër”
ObserverKult

Lexo edhe:
ODISE PLAKU: NUK MUNDEM PA TY
Poezi nga Odise Plaku
Ti i pari dhe i fundit në jetën time,
as një lule nuk më çel në shpirt pranvera,
mes verës dëbora më than trupin,
mjegulla mbi fushë më verbon sytë.
Si ta kaloja këtë jetë pa sytë e tu,
frymën ta ndalja pa prekjen e dorës tënde,
pa dëgjuar për herë të fundit “Të dua zemër”,
arkivoli nuk do mbyllej sa kohë shpirti nuk do lexonte shpirtin tënd.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ODISE PLAKU: PSE DREQIN EDHE UNË SHKRUAJ!
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Odise Plaku.
Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
Zakonisht takimet e para, apo dhe dashuritë e para mbeten përgjithmonë në kujtesën e një njeriu. Kështu edhe me mua, takimi i parë me letërsinë mbetet i gjallë ende dhe sot e kësaj dite. Në letërsinë gojore nga rrëfenjat e gjyshes sime, dhe dajos së madh nga ana e nënës, një partizan, që katërmbëdhjetë vjeç kishte luftuar deri në viset e Kosovës. Por takimi i parë me letërsinë e vërtetë, të botuar, ishte një libër me një lepurush dhe një ujk që e ndiqte nga pas nëpër një luginë e pyll. Për fat të keq nuk ia kujtoj dot titullin, veç kam qenë i dashuruar shumë si për përmbajtjen, ashtu dhe me ilustrimet e tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult