Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj

Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës.

Ai ka qenë aktiv deri vonë dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Në një intervistë për Abc News tre vite më parë, ai tregonte se për të skena është jetë.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, PËSOI SULM NË TRU

Aktori i famshëm australian, Jack Charles, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Charles luajti në filma të shquar australianë në një karrierë që përfshin dekada dhe lavdërohet nga shumë si “gjyshi” i teatrit indigjen.

Charles vdiq në një spital të Melburnit pasi pësoi një sulm në tru.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se Charles la “një trashëgimi të pasur”.

Charles bashkëthemeloi grupin e parë teatror të Australisë të udhëhequr nga aborigjenët në Melburn në 1971. Ai është shfaqur në filma duke përfshirë “The Chant of Jimmie Blacksmith”, “Bedevil” dhe “Blackfellas”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU