Ndahet nga jeta në moshë të hershme muzikanti i njohur nga Prishtina

Erin Godanci ndërron jetë

Është ndarë në moshë të hershme nga jeta DJ nga Prishtina, Erin Go Dance.

DJ, emri i vërtetë i të cilit është Erin Godanci, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.

Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun në atë kohë.

Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30. /Telegrafi/

_________________

Lexo edhe:

RAMË LAHAJ, PËRKUNDËR LAJMIT TË RËNDË PËR VDEKJEN E NËNËS, VAZHDOI T’I KËNDOJ JETËS E ATDHEUT TË TIJ

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas koncertit të Ramë Lahajt.

Ky i fundit, i cili organizoi “Ramë Lahaj&Friends” në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.

Me këtë rast, Ahmeti e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Postimi i plotë i Ahmetit :

“Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne

Një natë e paharrueshme mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!

Ramë Lahaj & Friends na mblodhën nën tingujt e muzikës klasike dhe kangës së

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult