Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i njohur, Cody Longo

Cody Longo, ylli i serialit të famshëm amerikan “Days of Our Lives”, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aktori Cody Longo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Teksas.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije përfaqësuesi i tij, Alex Gitelson, për CNN. Cody Longo u gjet i pajetë në shtrat. Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur.
“Cody ishte e gjithë bota jonë,” tha gruaja e tij, Stephanie Longo, në një deklaratë.

“Unë dhe fëmijët jemi të shkatërruar dhe të lënduar. Ai ishte babai më i mirë. Do të na mungosh gjithmonë dhe do të duam”, tha ajo.

ObserverKult

Cody Longo

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR, CARLOS SAURA

Regjisori i mirënjohur spanjoll, Carlos Saura, ndërroi jetë të premten e 10 shkurtit.

Kineasti spanjoll doli në qendër të vëmendjes globale në vitet ’60 me kritikat ndaj diktaturës së Franco-s, duke u fokusuar më vonë në filma rreth muzikës dhe kërcimit, veçanërisht flamenco-s.

I referuar shpesh si një gjigant i kinemasë spanjolle së bashku me Luis Bunuel dhe Pedro Almodovar, Saura bëri rreth 50 filma gjatë një karriere që përfshin pesë dekada.

Dhe ai fitoi një mori çmimesh.

“Angazhimi i tij politik, ndjenja e tij e estetikës dhe kultura e tij artistike e bëjnë Carlos Saura një figurë kryesore të kinemasë evropiane”, shkruante e përditshmja franceze Le Figaro në një biografi në faqen e saj të internetit.

Regjisori, Carlos Saura lindi më 4 janar 1932, në qytetin verilindor të Huesca-s në një familje artistësh: nëna e tij ishte një pianiste dhe vëllai i tij, Antonio, do të bëhej një piktor i njohur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU