Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare aktori i famshëm

Aktori Dustin Diamond ka humbur jetën në moshën 44-vjeçare. Diamond u nda nga jeta pas një beteje të ashpër me kancerin e mushkërive.

Vetëm disa javë më parë ai përfundoi raundin e tij të parë të kimioterapisë dhe bëri me dije se kanceri kishte arritur në fazën e katërt.

Dustin është i njohur për disa role dhe pjesëmarrje në reality-show të ndryshme, por kryesisht për atë në serialin e famshëm të viteve 1990 “Saved by the Bell”.

Kujtojmë se seriali u rikthye në fund të vitit të shkuar në një version të modernizuar. Adoleshentët e famshëm tashmë ishin bërë prindër dhe fëmijët e tyre shkonin të gjithë në të njëjtën shkollë, në “Bayside”, të frekuentuar 30 vite më parë nga prindërit e tyre.