Ka vdekur në moshën 58-vjeçare aktori Ray Stevenson, i cili u shfaq në shfaqje të mëdha televizive si Roma, Vikings dhe Dexter.
Përfaqësuesit e Stevenson thanë se ai katër ditë para ditëlindjes së tij.
Nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Por mësohet se ai ishte shtruar në spital me një sëmundje të papritur në ishullin Ischia. Kjo kishte ndodhur derisa ishte në xhirimet e filmit Cassino in Ischia.
Ai ishte i njohur për rolet në filmat “Thor” dhe serialin “Divergent”, si dhe për disa shfaqje televizive në Mbretërinë e Bashkuar si Band of Gold, Peak Practice dhe Murphy’s Law.
Stevenson ka lindur në Irlandën e Veriut, por u transferua në Angli kur ishte tetë vjeç.
Babai i tij ishte i vendosur në Forcën Ajrore Mbretërore (RAF) pranë Lisburn, County Antrim, në kohën e lindjes së tij në 1964.
Familja e tij u zhvendos në Newcastle upon Tyne. Në këtë vend ai e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij.
Stevenson u frymëzua të bëhej aktor pasi pa John Malkovich në një shfaqje në një teatër West End në Londër.
Ai studioi aktrim në Bristol Old Vic Theatre School. Një nga rolet e tij të para televizive ishte në dramën “Catherine Cookson The Dwelling Place”./A2CNN
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.
Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult