Pierre Soulages, piktor francez, ka vdekur në moshën 102-vjeçare.
Lajmi u dha nga miku i tij i vjetër Alfred Pacquement, i cili është president i Muzeut Soulages në qytetin e lindjes së piktorit, Rodez, në Francën jugperëndimore, shkruan Euronews.
Për artistin abstrakt, kishte vetëm një ngjyrë: e zeza. Ai kaloi një jetë duke eksploruar dritën brenda saj.
“Unë e dua autoritetin e të zezës. Ashpërsinë e saj. Dukshmërinë e saj.Radikalizmin e saj”, deklaronte piktori. Pierre vishej po ashtu veç me të zeza.
“Është një ngjyrë shumë aktive. Ndizet kur e vendosni pranë një ngjyre të errët”, thoshte ai për AFP në një intervistë në shkurt të vitit 2019.
Veprat e artistit francez kanë marrë shuma shtatëshifrore. Një kanavacë e vitit 1960 me vija të trasha të zeza u shit në ankand në Luvër për 10.5 milionë euro.
Pierre ishte i njohur në Francë. Nërkombëtarisht, jo aq sa në atdhe. Pikturat e tij varen në më shumë se 110 muze në mbarë botën. Ato gjenden edhe në Guggenheim në Nju-Jork dhe Galerinë Tate të Londrës. Shumë piktura tjera janë të vendosura në Musee Soulages, që u hap në 2014.
Për ditëlindjen e tij të 100-të në dhjetor të vitit 2019, ai u nderua me një retrospektivë në Luvër – një nder i rrallë për një artist të gjallë.
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR
Aktori dhe komediani amerikan, Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Ylli, i njohur për rolet e tij në “Will and Grace” dhe “American Horror Story”, vdiq në një aksident fatal me makinë në Los Anxhelos. Aktori humbi menjëherë jetën pasi makina e tij u përplas me një ndërtesë...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult