Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, studiuesi Jaho Brahaj, teksa sjell në vëmendje edhe kontributin e artistit.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës, Anila Zajmit, transmeton ‘gazeta shqip’.

Bujar Zajmi ka lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë.

Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës.

Shumë prej veprave të piktorit të ndjerë siç ka rrëfyer e bija, mbeten ende për t’u zbuluar, e ruhen në shtëpinë studio të tij.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, KOÇO RISTANI

Arti korçar dhe jo vetëm ka humbur një nga piktorët restaurator më të njohur Koço Ristanin. Ristani ka zënë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri.

Koço Ristani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ristani vjen nga një familje e njohur nga zona e Vithkuqit. Ai lindi në Korçë në 8 maj të vitit 1943.

Koço që fëmijë kishte pasion vizatimin dhe më pas pikturën. Ai mori mësimet e para nga piktori Vangjush Mio. Studimet për pikturë, Ristani i kreu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU