Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar, Petro Kokushta

Ndahet nga jeta piktori i njohur Petro Kokushta. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. E mes shumë reagimeve është dhe ai i Pashk Pervathit, ish-student i Kokushtës.

Në një mesazh Pervathi ka shprehur mirënjohje për ndihmën që i ka dhënë për karrierën artistike.

Mesazhi i Prevathit:

 “Iku profesori”

Mirënjohja për ju do mbetet gjithmonë miku dhe profesori im i shtrenjtë Petro Kokushta. Juve ju dedikoj karrierën time artistike.

Ju thatë i pari kur patë dy peisazhe të miat “Përse nuk është shkolluar, çfarë pengesash ka ky njeri”?

Ju më morët për dore në ambientet e Akademisë së Arteve duke më prezantuar si studentin e ardhshëm.

Më bëtë të ëndërroj e të hyj gjithë entuziazëm në rrugën që ndjek edhe sot pa më kërkuar kurrë ësgjë në këmbim.

Gjithmonë e kam përmendur rolin tuaj në formimin tim e gjithmonë do ta them derisa të ritakohemi përseri.

Qofsh i parajsës miku e profesori im i shtrenjtë, Petro Kokushta.

Ndryshe, Petro Kokushta ka lindur më 13 shtator 1943 në Tiranë. Është piktor shqiptar. Lindi në Tiranë në vitin 1943. Në vitet 1957-1962 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” (Tiranë), për pikturë. Më pas, në vitet 1964-1969 ka përfunduar ILA për pikturë kavaleti.

Menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1970 u emërua pedagog në Katedrën e Pikturës dekorative dhe monumentale në ILA, detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1987, kohë kur u emërua Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në seksionin e arteve figurative.

Ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, jubilare dhe kombëtare, ku ka fituar edhe disa çmime honorifike.

Gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, kryesisht nëpër Bienalet e kohës së para viteve ’90.

Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj.

Shumë vepra të tij gjenden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore.

Në pikëpamje të elementeve të formës artistike, P. Kokushta ka realizuar një pikturë realiste, por me kërkesa dhe prirje të përhershme drejt një dekorativiteti të dukshëm koloristik. Ngjyrat e paletës së tij i kanë sjellë pikturës që ka realizuar, një status modern dhe pothuaj jashtë normave të rrepta formale, akademike dhe skolastike.

Gjithsesi, në pikëpamjen tematike piktura e Kokushtës nuk mund të dilte jashtë kornizave që kërkoi dhe imponoi koha, kur ai realizoi pjesën më të dendur, por edhe më cilësore të krijimtarisë së tij./oranews.tv

ObserverKult


koço ristani

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, KOÇO RISTANI

Arti korçar dhe jo vetëm ka humbur një nga piktorët restaurator më të njohur Koço Ristanin. Ristani ka zënë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri.

Koço Ristani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ristani vjen nga një familje e njohur nga zona e Vithkuqit. Ai lindi në Korçë në 8 maj të vitit 1943.

Koço që fëmijë kishte pasion vizatimin dhe më pas pikturën. Ai mori mësimet e para nga piktori Vangjush Mio. Studimet për pikturë, Ristani i kreu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult