Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar, Mentor Ejupi-Toro

Është ndarë nga jeta piktori Mentor Ejupi, i njohur si “Toro”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, publicisti Halil Matoshi, i cili ka treguar se me të ndjerin ishte njohur në “Zëri” i cili krijonte karikatura në vitet e rezistencës siç e quajti ai, antifa shiste.

Njoftimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

Lamtumirë Mentor Ejupi-Toro

1.

Paska vajtë në amshim Mentor Ejupi-TORO, shoku ynë i rinisë. U njohëm në “Zëri”, në vitet e rezistencës antifa shiste 1988-1991. Mentori ishte në fillimet e tij p’ej artisti karikaturist, zhanër që nuk iu nda kurrë, edhe pse iu përkushtu pikturës. Piktori i monumentales, Mentor Ejupi jetonte në Hamburg të Gjermanisë.

2.

U dëgjuem përmes telefonit dhe u çmallëm, vitin e kaluem (ramë në lidhje mas 30-vjetësh përmes Besmirit, djalit të vllaut tèm); Ramë dakord me m’i dërgue dy fanela me portretin e Gjergj Kastriotit, të punueme p’ej vet atij, por kurrë nuk i mora.

Vdekja ia behu papritmas.

Lajmi për ikjën e Toro-s ishte më i shpejt se porosia që e prisja nga ai.

Lajm tronditës.

Mentori u shndrru në ngjyrat e Perëndimit të diellit të vendlindjës së tij.

Adios amigo!

Pusho në paqe të pasosun shok!

ObserverKult


halil matoshi:

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI, GDHENDJA SOCIOLOGJIKE E NJË EPOKE QË PLAKET NË URTËSI

Nga: Xhevat Xh Latifi

1. (Poezia e para i beson lirisë)

Halil Matoshin, e kisha parë në njē orë letrare në vjeshtën e vonë të vitit 1988. Një za këmbus ngritej mbi zërat tjerë koridoreve të Fakultetit Filozofik, me dukje roker, flokët e zezë kaçurrelë a la Beatles i lëkundeshin herë ballit herë cepave në shpinë, efektet estetike në dhe nga fjala e tij do nisnim erën që po sillte re të zeza, barbarët po na shanin “artin e errët si drita”, djalëria futej betejave për të ruajtur atë që kishim dhe për të marrë atë që gjakonim.

Shkruaj për ujin e egër, më pati thënë, poetët e ndjejnë erën e luftës dhe bahen një më kohën ngase u bie hise me shënue kohën, është njëjtë si Pink Floyd – Time (Koha)

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult