Ndahet nga jeta poeti i njohur, Arben Duka

Ka ndërruar sot jetë në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka, i cili prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore. 

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Aleksandër Çipa, që përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974./preferenca.com.al

———————————————————

Lexo edhe: NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR

Ditë e trishtë për kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta aktori Fejzi Spahija. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Teatri Migjeni në Shkodër, pasi aktori ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.

“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Migjeni.

Fejzi Spahija ka interpretuar shumë role si:

“Dy binjaket venecian” (11.01.1959, në rolin e Florindos si dublant); “Tragjedia optimiste” (30.04. 1960, në rolin e oficerit të dytë); “Maskat” (2.07.1960, në rolin e Skënderit); “Nora” (28.12.1960, në rolin e Veli Sokolit dublant me Bep Shirokën); “Gjuetarët e ujqërve” (21.6. 1961, në rolin e Gjokës); “Këneta” (6.11.1961, në rolin e Hasanit); “Plaku i…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult