Ndahet nga jeta poeti i njohur, Musa Vyshka

Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i mirënjohur Musa Vyshka, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij. Vyshka lindi në Elbasan, më 28 qershor të vitit 1942. Jeta e tij profesionale dhe artistike ishte shumë e gjerë.

Shkrimtari u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë, në vitet 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit, Vyshka ishte pedagog i Letërsisë. Ai gjithashtu ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në vitet 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”.

Më pas më 1992-ën u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri më 2002, aty kur doli në pension. Për më tepër, ai ishte gjithashtu themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtari Këshilli Bashkiak i Elbasanit më 1992-1996.

Musa Vyshka më 2022 është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”./Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

MUSA VYSHKA: ERDH KOHA TË VDESIM? S’ËSHTË KEQ EDHE CA TË PRESIM!

Mund të më thuash ti një ditë, për dreq,
“Erdh koha që të vdesim!”
Unë do të them i qetë: “S’është keq
Sikur dhe ca të presim!”

Vërtet që pema jonë në rrënjë u kalb,
Po bie dalëngadalë.
Po ne, pa rënë, zgjasim kokën prapë:
“A çelën gjethet vallë?!”

Poezinë e plotë e gjeni KËTU