Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Demir Gjergji

Një lajm i dhimbshëm ka ardhur nga bota e medias dhe letërsisë shqiptare, ndërsa mësohet se gazetari dhe poeti i njohur, Demir Gjergji është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë djali i tij në një reagim në rrjetet sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”-shkruan ai.

Demir Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana, si  “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare” si dhe i medieve të shkruara.

Poeti i njohur është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.


Lexo edhe:


NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR NGA KOSOVA