Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Hamit Aliaj

Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur shkrimtari Luan Rama përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Ike në heshtje,
dhimbjen e more me vete,
për të mbetur përjetësisht
gjëmim mes malesh,
dhe këngë ndër zemra!
U prehsh në paqe e të ndritë shpirti miku im!” ka shkruar Luan Rama për poetin e njohur.

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane.

Jetëshkrimi:

1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit
1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr
2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë
2003-2005: Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë
2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë

Libra me poezi:

1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë
1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë
1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë
1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë
1997: Mungon viti Një, Tiranë
2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë
2012: Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë
2017: E hëna e përtej botës
2021: N’Dardani bjen nje tupan

Studime shkencore-letrare

1979: Epika legjendare shqiptare ( Arkivi i Fakultetit të Filologjisë)
2009: Tri shenjtëri të mëdha ( në hyrje të librit “Dervish Luzha nje yll drite” )
Shënim: Redaktor i mbi 30 librave artistik e studimor për kulturën e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekës Kombëtare, Tiranë

Skenare filmash dokumentare:

1981: Ylbere mbi Alpe

Moj sharki e lehtë si era ( kushtuar Dervish Shaqës)

1997: Zambakët e munguar ( kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes )
2000: Ylberi i Lirisë ( kushtuar çlirimit të Kosovës )
2000: Nga luftërat vijmë… ( realizuar në Kosovë për RTSH )
2002: Pranverat që ndalen rrugës
2008: Agu i Lirisë ( realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 ditën e shpalljes së Pavarësisë)

Janë nga i njëjti autor edhe shumë dokumentarë të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së.

Publicistikë: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Këto shkrime janë të botuara në periodikun e kohës.

Këngë:
Autor i mbi 200 këngëve:
Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastrës 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare:

1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për libër poetik në konkursin e 30- vjetorit të Ushtrisë
1974: Çmim për libër poetik në konkursin e 40- vjetorit të Çlirimit
1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetës ” Drita ”
1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20- vjetorit të Universitetit të Tiranës
1981: Çmimi i parë për dokumentarin ” Ylbere mbi Alpe ” ( me bashkëautor S.Bucpapaj )
1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombëtar të 70- vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik ” E ruaj një fjalë për ty”
1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës ” Ani Rushe Rexha…”
2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njejtin tekst 17 dhjetor
2006: Çmim i parë i shoqëruar me ” Gold Coup ” ( Kupa e Artë ), për cikël me poezi në revistën ” Fatjon Art”, Detroid, SHBA
2017 : Libri “ E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga Klubi letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë

Mirenjohje e tituj:

1983: dekoruar me medaljen ” Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor
1988: ” Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor
2002: titulli ” Krenaria e Qytetit”, B.Curr
2008: titulli ” Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar”
2012: titulli “Mirënjohje” nga Komuna Margegaj, Tropojë
2014: titulli ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
2019: titulli “ Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë. /oranews.tv

ObserverKult

Hamit Aliaj

—————————————————————————

Lexo edhe:

PROMOVOHET LIBRI “NJERËZ ME DRITË” I POETIT TË NDJERË, LEFTER ÇIPËS

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta me Universitetin e Vlorës ka promovuar librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi në fjalën përshëndetëse në përurimin e librit dhe fondit arkivor të Lefter Çipës përgëzoi personalisht rektorin Roland Zisi për nismën e krijimit të fondeve dorëshkrimorë pranë bibliotekës së institucionit.

Duke iu referuar përvojës së Akademisë së Shkencave, që si ent botues, vazhdimisht mbledh e koleksionon dorëshkrime e daktiloshkrime veprash të pabotuara, akademik Gjinushi, tha se “bashkë me shumë epërsi të njohura, numerizimi i dokumenteve ka sjellë edhe pasoja që mund të ndikojnë për keq në besueshmërinë e tyre. Dikur thuhej verba volant, scripta manent: fjala fluturon, e shkruara mbetet. Por në rastin e dokumentit të numerizuar jo vetëm fjala, por edhe e shkruara, për pak mungesë kujdesi, fluturon dhe ikën”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult