Poeti i njohur korçar, Vladimir Toroveci, ka ndërruar sot jetë. Lajmin për vdekjen e tij, nëpërmjet një postimi në Facebook, e kanë dhënë miku i tij, Riza Braholli Mborja.
“Pas Petritit iku, fluturoi pa kohë dhe një shtërg tjetër, Ladi, korcari im, Vladimir Toroveci…, poet, eseist i mrekullueshëm dhe mik me të vërtetën.
Miku im i dashur çdo korrik e kalonim bashkë në kafen pas Mësonjtores ku ti shërbeve me kompetencë e devotshmëri si drejtues i saj.
Voskopojë, Devoll, Pogradec, Dardhë, na panë bashkë e me miq të tjerë. Bisedat për artin, poezinë, filozofofinë, atdheun , Korcën e mirëbërësit e saj që ti e kishe aq për zemër, ishin dëfrimi yt shpirtëror e mendor.
Paske ikur sonte, paske ikur vëlla e më le kujen në zemër, një kujë që do ta mbart me vete gjer të piqemi në prehërin e qiellit që ti s’ia mohove besimin kurrë. U prehsh në paqe vëlla e dheu të qoftë i lehtë…!”, shkruhet në postim.