Ndahet nga jeta prezantuesja dhe komediania e njohur, Maddy Anholt

Prezantuesja e BBC-së dhe komediania e njohur, Maddy Anholt, u nda nga jeta në moshën 35- vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit në tru, diagnozë kjo e zbuluar para një viti.

Anholt, e ka kuptuar për sëmundjen pas lindjes së vajzës së saj, kanë njoftuar familjarët, shkruan “BBC”.

Anholt i ka kaluar javët e fundit të jetës së saj në shtëpinë e prindërve, njoftojnë familjarët.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se ka ndërruar jetë vajza, motra, shoqja gruaja dhe nëna e cila e la këtë botë në moshën 35-vjeçare, ndërsa la pas vetes një vajzë njëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Mesazhe të shumta ngushëlluese kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale në kujtim të 35-vjeçares Anholt. Ndër të tjera kanë shkruar se do të ju mungon ajo me kujdesin dhe fjalët e mira.
/ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, XHEVAT QORRAJ

U nda nga jeta aktori i njohur, Xhevat Qorraj. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Xhevat Qorraj kishte lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai ishte aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”. Pastaj “Eternally Child”, “Memory”.

Xhevat Qorraj, pas studimeve për teatër, kinematografi dhe televizion në Beograd, nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ndërsa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, CHRIS PELUSO

U nda nga jeta aktori i njohur, Chris Peluso, në moshën 40-vjeçare, njoftojnë mediet e huaja.

Aktori ishte bërë i njohur me pjesëmarrjen e tij në shfaqjet e Teatrit Amerikan, ndërkohë që pati sukses të madh me rolin e tij në spektaklin e Broadway, “Mamma Mia”.

Por ka një vit që Peluso pati ndërprerë punën e tij si aktor për shkak të sëmundjes ‘Çrregullime mendore’ e cila çrregullon disponimin, mendimet, sjelljet.

Tekstin e plotë mudn ta lexoni KËTU:

ObserverKult