Feti Brahimi, poet dhe një nga autorët e këngëve më të bukura të polifonisë labe është ndarë dje nga jeta. Gjatë gjithë jetës së tij, Feti Brahimi ju përkushtua folklorit dhe polifonisë labe duke risjellë këngë të vjetra popullore dhe krijime të reja.
Feti Brahimi ka risjellë në polifoninë labe një prej këngëve më të bukura, që ka pasur dhe sukses ndërkombëtare “Janinës ç’i panë sytë”.
Një pjesë e krijimeve të të tij dhe ripunimeve të vargjeve popullore janë interpretuar me mjeshtëri nga Grupi Polifonik i Lapardhasë.
Ai është autor i 11 librave me pesëdhjetë mije vargje me vjersha, bejte, këngë e rapsodi.
Feti Brahimi u lind 3 korrik 1939 në Lapardha të Vlorës. U shkollua në vendlindje e më pas në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë ku u diplomua në vitin 1967.
Ka punuar për rreth 50 vjet me folklorin duke përpunuar këngët e vjetra dhe duke i shtuar elemente të rinj Grupit të Lapardhasë./ ObserverKult