Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Peter Werner- fitues i çmimit “Oscar”

Një lajm i hidhur erdhi nga regjisori i famshëm Peter Werner, i cili mësohet se u dërgua në spital pas këputjes së aortës.

Ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më pas, si pasojë e komplikimeve kardiake.

I lindur në Nju-Jork, regjisori 76-vjeçar xhiroi filmin e tij të parë në vitin 1971 pas përfundimit të diplomës universitare dhe pasuniversitare në prodhim dokumentar.

Werner, i cili fitoi një Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër” në 1976 për filmin e tij të shkurtër “In the Region of Ice”, u nominua për Emmy Awards 4 herë për produksionet e tij të suksesshme.

Pete Werner ishte i njohur për seritë televizive si “Moonlighting” me protagonist Bruce Willis, “Proof”, “Bull”, “Grimm”, “Outsiders” dhe “Ice”.

Regjisori i famshëm ka drejtuar edhe shumë filma televizivë si “LBJ: The Early Years”, i cili tregon jetën e presidentit të 36-të të SHBA-së, Lyndon Baines Johnson./a2news.com    

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, PAUL GRANT

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare aktori anglez Paul Grant. I ndjeri, aktori Grant ka lujatur në filmat Star Wars dhe Harry Potter.

Grant u gjet i shtrirë në tokë para stacionit King’s Cross në Londër.

“Jam e lënduar. Asnjë vajzë nuk e meriton që babai i saj t’i largohet nga kjo jetë. Ai iku shumë shpejt”. Këtë e ka konfirmuar për Sky News vajza e tij, Sophie Jayne Grant.

Zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se ata morën një thirrje në ora 14:08 të enjten. Rasti ishte njoftuar si një incident në Stacionin St. Pancras, Euston Road.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult