Ndahet nga jeta Robert Deliana, profesor dhe gjuhëtar i njohur

Në moshën 92-vjeçare, ndahet nga jeta, profesori Rudolf Deliana, njëri nga mësuesit më të nderuar të gjuhës shqipe. Me fjalët më të mira dhe mesazheve ngushëlluese e kanë kujtuar sot miqtë dhe ata që e kanë njohur të ndjerin, profesor Deliana.  

“Ndarja nga jeta e njerit nga pinjollët e familjes Deliana të Kalasë së Elbasanit, është një ngjarje e hidhur jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë qytetarinë elbasanase dhe më gjerë”, ka shkruar Filat Zane në “Facebook”.

Rudolf Deliana ishte biri i një familje atdhetare e arsimdashëse dhe me traditë. Ish nxënës i shkollës Normale e më pas fitoi bursë në Liceun e Tiranës.

Punoi si mësues në Pode të Kolonjës e më pas në Këlcyrë. Ne vitin 1959 rikthehet në Elbasan për të dhënë kontributin e tij në Gjinar,Belesh e Cerrik.

I ndjeri, Deliana ishte një prej mësuesve më të nderuar të gjuhës shqipe në shkollën Normale si dhe kryetar i shoqatës Normalisti.

ObserverKult


Lexo edhe:

TË HESHTUR KREJT U NDANË… KURRGJË S’KUJTUAN DOT…

Takimi i fundit… poezi nga K. M. Fofanov

Nga dashuria e parë
Gjithçka qe shuar shpejt.
Prej kohësh qenë dashur
Dhe qenë ndarë krejt.

Ai i vetëm mbante
Plot brenga në kraharor,
Ajo me tjetër ndante
Gëzim’ e vet rinor

Po ja, se ku papritur,
Kjo vjeshtë i bashkoi,
Kur digjej perëndimi,
Si jeta që u shkoi.

Në pyll, mes degë pishash,
Hyn dielli q’u përflak.
Ai mendon. Ç’u vyshk!
Ajo mendon: Ç’u mplak!

Ai s’i thosh dot – “Juve”
Ajo s’i thosh dot –  “Ti”,
Të fundmit lule vjeshte
Këputnin tok tani

Do deshin fort të thoshin
Plot gjëra përsëri
Dhe përsëri të qeshnin.
Po s’mundnin kurrsesi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult