
Shkrimtari Rushit Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të organizojë mbledhje komemorative në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga ora 12:00 teksa homazhet nisi një orë më herët.
“Rushit Ramabaja ishte një zë i veçantë i letërsisë shqipe, intelektual i përkushtuar dhe kontribuues i palodhur në jetën kulturore.
Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive’. thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.
𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭






