Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur, Anne Perry

Shkrimtarja e njohur, Anne Perry, e cila kur ishte adoleshente ndihmoi në vrasjen e nënës së shoqes së saj, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Shkrimtarja vuajti pesë vjet burg në moshën 15-vjeçare për vrasjen e Honorah Mary Parker-it. Perry vdiq në një spital në Los Anxhelos, konfirmoi agjenti i saj. Ajo kishte disa muaj që ishte në regjim shtrati dhe pasi pësoi atak në zemër në dhjetor.

Autorja ishte frymëzimi për filmin e Peter Jackson të vitit 1994 ‘Heavenly Creatures’. Në këtë film luajti Kate Winslet. Në kohën kur Perry goditi nënën e shoqes së saj për vdekje, ajo njihej si Juliet Hulme. Më vonë u vetëquajt Anne Perry, emër të cilin e përdori si pseudonim për karrierën e saj si shkrimtare.

Vrasja ndodhi në Christchurch, Zelanda e Re, në vitin 1954 dhe u komplotua nga Perry dhe shoqja e saj Pauline Parker, vajza e viktimës. Detajet u zbuluan më vonë në ditarët e gjetur nga policia. Honorah Mary Parker vdiq pasi u godit me një tullë rreth 20 herë.

Kur çështja shkoi në gjyq, një gjykatë dëgjoi se dy vajzat kishin komplotuar vrasjen në një përpjekje për të shmangur ndarjen kur prindërit e 16-vjeçares Parker po planifikonin ta dërgonin atë jashtë vendit. Duke qenë se të dyja ishin nën moshën 18 vjeç, vajzat ishin shumë të vogla për dënimin me vdekje dhe u dërguan në burg./dritare.net

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA GAZETARI DHE PUBLICISTI I NJOHUR SHQIPTAR, NEBIL ÇIKA