Është ndarë nga jeta shkrimtarja e njohur italiane, Michela Murgia, e cila humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Ajo vetë, muajt e fundit, kishte treguar se vuante nga karcinoma e qelizave renale të stadit të katërt, ndërsa kishte vendosur që këto muajt e fundit të jetës së saj t’i tregonte përmes kanaleve sociale, por edhe me librin më të fundit “Tre kupa. Ritualet për një vit krize”, botuar në pranverë.
Pasi njoftoi tërheqjen e saj nga takimet publike që në qershor, ajo ishte martuar me aktorin, regjisorin dhe muzikantin Lorenzo Terenzi në mes të korrikut.
Të shtunën do të mbahet ceremonia mortore në Kishën e Artistëve në Romë, ndërsa varrimi në orën 15.30 në Bazilikën e Santa Maria në Montesanto./ oanews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
BOTA E ARTIT NË ZI, NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, MARK GILPIN
Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit. Pas një beteje të gjatë me kancerin, aktori i njohur amerikan, Mark Gilpin, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij, e dhanë familjarët përmes një postimi në Twitter.
Ai filloi karrierën e tij në një moshë shumë të re. U konsiderua një fëmijë mrekulli nga industria e filmit. Ai bë i famshëm në botë që në rolin e tij të parë në ‘Jaws 2’.
Në film, aktori i talentuar luajti djalin e vogël të shefit ikonë të policisë së Roy Scheider, Martin Brody në vazhdimin e vitit 1978.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult