Ndahet nga jeta skulptori i njohur, Agim Rada

Është ndarë nga jeta skulptori i rrallë Agim Rada, në moshën 70-vjeçare.

Gjatë mëngjesit të hershëm artisti mbylli sytë, pasi prej disa kohësh mjekohej nga një sëmundje e rëndë. Një nga veçoritë e tij është që vazhdonte punën sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe rikthehej në studio me forcë të madhe për të vazhduar projektet e lëna në mes dhe ekzistencën e vet si artist.

Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet e tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci etj. Rada e ndiente veten shumë krenar, edhe për veprat e tjera, disa prej të cilave i kishte aktualisht ka në duar, si Sali Butka, Skënderbeu, Fan Noli etj.

Ai asnjëherë nuk pranoi të gdhendë figura të politikës, por sipas tij në studion e tij kishin vend vetëm mendimtarët. Figurat e Radës janë figura të kombit. Artisti nga ana tjetër asnjëherë nuk rreshti së qeni një qytetar i angazhuar dhe tifoz i mendimit të lirë. Këtë ai e pasqyroi edhe duke dëshmuar me artin e tij kohën e diktaturës. Duke e kthyer shtëpinë e tij në muze me instalacione dhe murale na paraqiste dehumanizimin e asaj periudhe.

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit mund të quhet pjesë e fatit të Agimit, pasi është e njëjta studio ku ai nisi të krijonte që në moshën 31-vjeçare.

Agim Rada do të kujtohet edhe për anën e tij njerëzore, i qeshur, dashamirës e me një zemër të madhe, përveçse artistit të rrallë që ai ishte./Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PROFESORI I NJOHUR, VEHBI HOTI