Betty White, ylli kryesor i televizionit, karriera e së cilës prej më shumë se tetë dekadash e pa atë të kalojë nga rolet e paharrueshme në “The Golden Girls” dhe “The Mary Tyler Moore Show” në një ikonë kulturore në të ’80-at dhe ’90-at e saj, ka vdekur vetëm disa javë para 100-vjetorit.
Burime për “TMZ” treguan se ikona 99-vjeçare ndërroi jetë në shtëpi të saj.
“Edhe pse Betty ishte gati të mbushte 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë”, tha agjenti dhe miku i saj i ngushtë Jeff Witjas në një deklaratë për “People”.
“Do të më mungojë tmerrësisht ajo dhe po ashtu edhe bota e kafshëve që ajo e donte aq shumë. Unë nuk mendoj se Betty ka pasur ndonjëherë frikë nga vdekja. Sepse ajo gjithmonë donte të ishte me burrin e saj më të dashur, Allen Ludden. Ajo besonte se do të ishte përsëri me të.”,- tha ai.
Tetë herë fituesja e “Emmy” sapo kishte folur me “People” për numrin e javës së fundit duke festuar atë që do të ishte ditëlindja e saj dhe tha se ajo ishte “në shëndet të mirë”.
“Përpiqem të shmangë çdo gjë të gjelbër. Unë mendoj se po funksionon, “tha ajo në atë kohë.
White mbajti rekordin për karrierën më të gjatë televizive të çdo artisteje. E bëri debutimin e saj në vitin 1939, kur mediumi ishte thjesht një eksperiment. Vazhdoi të shfaqej si aktore, prezantuese dhe e ftuar e kërkuar deri në të 90-at e saj./lapsi.al
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
“VIKTOR GJIKA MË BËRI TË QAJ, MË QETËSOI SANDËR PROSI” – AKTORJA E NJOHUR TREGON PRAPASKENAT
Në rolin e parë do të duhej të qante. Por, aktrimi do të ishte një nga gëzimet më të mëdha në jetën e aktores me një galeri të pasur rolesh, si në skenë dhe në ekran. Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar kohë më parë në “Dixhitalb”, Yllka Mujo rrëfen momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar rrugëtimin artistik.
Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare. Moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve. Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj. Ai në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.
Në rrëfimin e saj, Yllka Mujo tregon lidhjen me skenën, kontaktin e parë me një sheshxhirim, daljen e parë përpara kamerës. Peripecitë për të arritur suksesin, luajtjen përkrahë vëllait të saj në filmin “Malet me blerim mbuluar”, si dhe lidhjen personale me Donaldin, aktorin që luan rolin e Taulantit te filmi “Taulanti kërkon një motër”.
FAMILJA DHE KONTAKTI I PARË ME SKENËN – “Unë vij nga dy prindër nga krahinat e Veriut. Babai im ka lindur në Tuz të Malit të Zi, ndërsa nëna ka lindur në Shkodër. Babai im në rininë e tij të hershme është marrë me trupat amatore të teatrove dhe ka qenë aktor në rininë e tij. Kjo ka qenë edhe ëndrra e tij, por që nuk u kurorëzua.
“Kështu që kënaqësia e prindërve të mi ishte ajo që ata nuk arritën dot në jetë ta realizonte fëmija e tyre. Babai im ishte një person me një temperament të jashtëzakonshëm dhe kur ne ishim të vegjël na ushqente me përralla. Mirëpo nuk ishte vetëm efekti i përrallës. Por ishte dhe efekti i…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult