Ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje dhe përqafo ata që janë aty për ty!

ObserverKult ua sjell disa thënie Leo Tolstoi:

Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

Bisedat nuk i përforcojnë lidhjet e mira, madje i përkeqësojnë ato. Duhet biseduar sa më pak, sidomos me ata që duam më shumë.

Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

Sekreti i lumturisë nuk është të bësh gjithmonë atë që do, por të duash gjithmonë atë që bën.

Të gjithë mendojnë të ndryshojnë njerëzimin, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten.

Që të thuash atë çfarë dëshiron të thuash në mënyrë të kuptueshme, fol sinqerisht, e që të flasësh sinqerisht, thuaji mendimet siç të vijnë.

Nuk më pëlqejnë lotët, por më e keqja është të mos mund të qash.

Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo akoma më shumë u ka hije budallenjve.

Çdo gjë shkon në kohën e duhur tek ai që di të presë.

Njeriut i pëlqen të shohë të përulur edhe mikun e tij më të mirë. Pikërisht mbi përulësinë bazohet pjesërisht miqësia.

Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje dhe përqafo ata që janë aty për ty!

Të gjtha idetë që kanë pasoja të mëdha janë idetë e thjeshta.

S’është hajdut ai që merr ç’i nevojitet, por ai që mban e s’ua jep të tjerëve, diçka që atij s’i duhet patjetër, por që të tjerëve u duhet medoemos.

Njeriu nuk është kurrë më egoist se në çastet e entuziazmit.

ObserverKult

Leo Tolstoy
Leo Tolstoi

—————————-

Lexo edhe:

LEO TOLSTOI: I ADHUROJ GRATË QË ECIN ME KOKËN LART!