Nderohet Hasan Prishtina/ Përurohet në Elbasan memoriali për atdhetarin që kontribuoi për arsimin

Në Elbasan, në këtë 7 Mars nuk u festua vetëm Dita e Mësuesit, por edhe viti jubile i 115-vjetorit të çeljes së Shkollës Normale.

Për të nderuar këto dy data shumë të rëndësishme Fondacioni “Hasan Prishtina” i dhuroi shkollës Normalet të Elbasanit memorialin e Hasan Prishtinës i cili 115 vite më parë dhuroi të gjithë pasurinë e tij për të shkolluar në këtë Normale plot 70 djem të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqiptare.

Pasardhës të patriotëve të asaj kohe, të pranishëm në këtë ceremoni dhanë mesazhin e plotësimit të amanetit të paraardhësve të tyre, amanet i cili kërkon bashkimin e shqiptarëve dhe një arsim gjithnjë e më shumë pranë standardeve të BE-së.

Në këtë ditë të rëndësishme për Normalen e Elbasanit morën pjesë normalistë dhe shumë vizitorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët vizituan Muzeun dhe u njohën me historinë e Normales.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ top channel

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS: “RAPSODI SHQIPTARE” E KOMPOZUAR NGA NOLI, PËR HERË TË PARË PËR PUBLIKUN NË PRISHTINË

Më 8 mars, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë “Rapsodi shqiptare”, e kompozuar nga Fan S. Noli, koncert ky i dyti në muajin mars.

Në vitet ’30 të shekullit XX, pasi u largua nga angazhimi i tij në politikë, Noli nisi të merrej me muzikë. Fan S. Noli ka përfunduar studimet e kompozimit në Konservatorin e New Englandit.

Ai ka shkruar disa vepra muzikore, ndër të cilat edhe “Rapsodi shqiptare”, e cila do të interpretohet për herë të parë për publikun në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


e dashur grua me dashtë

LUMO KOLLESHI: E DASHUR GRUA, SOT KAM VENDOSUR TË RRËFEHEM PARA TEJE…

E dashur grua,
Sot kam vendosur të rrëfehem vetëm para teje dhe askujt tjetër,
Se vetëm ty t’i kam besuar të vërtetat e sekretet e shpirtit,
Ti e di fort mirë se në rrëfime ka dhe gënjeshtër,
Aq më shumë kur mjekrën ledhaton dora e priftit.

Por ti të jep ujë dhe me thua
E kurrë nuk gënjehesh dot lehtë,
Se ti, jetës i ke ardhur si një krua,
T’i qëndrosh balsam buzës së burrit, kur ajo është hekur i nxehtë.

Sot, fjala vjen, nuk kam gatuar asgjë për drekë,
Kam hedhur ca fasule në ujë
Për të mos harxhuar më shumë energji.
Në frigorifer kam dhe një kuti të vogël me piperkë,
Nga ajo bufka e kuqe,e kam bërë turshi,
Se shpirtit tim i duhet dhe një pikë raki.

POezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult