Nderohet poeti rilindas, Naim Frashëri, në 175-vjetorin e lindjes

Kujtohet 175-vjetori i lindjes së Naim Frshërit, poetit i cili hodhi bazat e letërsisë kombëtare. Veprimtaria shkencore në nder të figurës qendrore të letërsisë së Rilindjes u organizua si bashkëpunim i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akademiku Pëllumb Xhufi e vë theksin tek zgjimi i vetëdijes kombëtare përmes të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve,  me poemën për Skënderbeun.

Studiuesi i letërsisë Begzad Baliu e vë theksin tek porosia e Naim Frashërit në veprën e Rexhep Qosjes.

Në këtë jubile u prezantua edhe vepra, “Naim Frashëri” ku përfshinë poezi, shkrime rreth jetës dhe veprës së tij si dhe studim mbi “ Lulet e Verës”./Leontina NikajAbcnews.al

LEXO EDHE: Naim Frashëri: Shokë kemi në mesin tonë tradhëtorë…