Gjuajtje me armë në koncertin e reperit shqiptar. Granata fatmirësisht nuk shpërthen

Koncerti i Mozzikut në Gjilan nuk shkoi mirë, pasi pas mesnatës dikush gjuajti me armë zjarri në oborrin e diskotekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 28.07.2023, rreth orës 1:50, ka pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna armësh zjarri”, u shpreh Hashani.

Hashani shtoi se mjeti i pashpërthyer është asgjësuar nga Njësiti për Çminim i Policisë.

“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë e armës, si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

“Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurt janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa pasoja nga Njësiti për Çminim i Policisë së Kosovës”.

ObserverKult


Lexo edhe:

KA ME T’RREH ME GRUSHTA”, “LAVIRE”, “GUHËN TA SHKURTOJ”: TEKSTET SKANDALOZE E SEKSISTE TË KËNGËVE SHQIP

Ka një ndërlidhje gati organike, të natyrshme ndërmjet gjuhës dhe ndjenjave. Madje gjuha është një element fundamental i emocioneve që shpërfaqë jo vetëm përvojat emocionale, por edhe perceptimet, botëkuptimet e qëndrimet individuale e kolektive të një shoqërie.

Dikur, Martin Heideger shkruante se gjuha është shtëpia e qenies. Nisur nga ky pikëvështrim, arti kosovar, më konkretisht muzika, është një fushë problematike e qenies shqiptare.

ekstet e këngëve, pa dallim zhanri, kanë mesazhe të shumta seksiste. Qoftë në këngët rap, hip hop apo ato të folklorit, gratë shpesh përshkruhen në terma pezhorativ e marrëdhëniet burrë e grua në relacione të varshmërisë e nënshtrimit të grave ndaj burrave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult