Aktori i mirënjohur nga Fieri, Fuat Boçi, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Aktori i qindra roleve ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe varroset sot në orën 12:00, raportojnë mediet në Shqipëri.
Fuat Boçi u lind në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.
Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera, duke luajtur mbi 600 role.
Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse në Teatrin e Kukullave të Qytetit.
Fuat Boçi mban titullin “Qytetar nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.