Në moshën 88-vjeçare ka vdekur aktori francez, Jean-Paul Belmondo. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar avokati i tij për agjencinë AFP.
Aktori Belmondo fitoi famë fillimisht në vitet 1950 me filma, siç ishte ai “Breathless” i regjisorit Jean-Luc Godard.
Karriera e tij morri hov në vitet 1960 duke u bërë njëri prej aktorëve kryesorë të zhanrit komedi dhe aksion. Aktori francez ka luajtur në më shumë se 80 filma.