Ndërron jetë aktori i njohur, mësohet arsyeja

Është gjetur i vdekur në banesën e tij në Brooklyn aktori i njohur, Michael K. Williams.

Aktori 54-vjeçar, i njohur nga publiku për rolet e tij në serialet “The Wire” dhe “Boardwalk Empire”, u gjet nga nipi i tij dhe dyshohet se vdekja i ka ardhur nga një mbidozë heroine.

54-vjeçari ishte nominuar 5 herë për çmimin Emmy, dhe sërish këtë vit për kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës për filmin “Lovecraft Country”.

Williams nuk e kishte fshehur kurrë betejën e tij të gjatë me drogën./a2news.com

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktori i njohur, Jean-Paul Belmondo