Ndërroi jetë aktori i njohur, luajti në serialin “The Sopranos”

Aktori amerikan Tony Sirico, i cili u bë më i njohur për rolin e gan gs terit Pauly Walnuts në serialin hit “The Sopranos” dhe u shfaq shpesh në filmat e Woody Allen, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Sirico kishte një rol kryesor në serialin e HBO. Serial i cili filloi në 1999 dhe u bë një hit i madh televiziv.

Edhe pse ai luajti role të vogla në gjashtë filma të Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016. Sirico nuk ishte veçanërisht i njohur përpara rolit të tij si njëri prej anëtarëve të familjes maf i oze të Tony Soprano, të luajtur nga James Gandolfini, transmeton ‘gazetaexpress’.

Në serialin “The Sopranos” Pauly Walnuts ishte një kri mi nel që herë pas here shfaqte ndjenja fisnike, herë komike, por gjithmonë besnike ndaj shefit të tij.


Lexo edhe:

NDËRRON JETË AKTORI QË LUAJTI NË FILMIN E NJOHUR “GODFATHER”

James Caan, aktori veteran i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin e famshëm “Godfather” (“Kumbari”). Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e tij përmes një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare të aktorit në Twitter. Ata nuk zbuluan shkakun e vdekjes.

James Caan fitoi famë duke luajtur rolin e një lojtari futbolli amerikan, Brian Piccolo. Në filmin “Brian’s Song”, në vitin 1971.

Një vit më vonë ai luajti edhe rolin që do ta kthente në një yll të kinemasë, atë të Sonny Corleone në filmin “Godfather”. Ku interpretoi krah emrave të mëdhenj si Marlon Brando, Al Pacino, e të tjerë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU