Ndërron jetë aktori që luajti në filmin e njohur “Godfather”

James Caan, aktori veteran i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin e famshëm “Godfather” (“Kumbari”), ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e tij përmes një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare të aktorit në Twitter. Ata nuk zbuluan shkakun e vdekjes.

James Caan fitoi famë duke luajtur rolin e një lojtari futbolli amerikan, Brian Piccolo, në filmin “Brian’s Song”, në vitin 1971.

Një vit më vonë ai luajti edhe rolin që do ta kthente në një yll të kinemasë, atë të Sonny Corleone në filmin “Godfather”. Ku interpretoi krah emrave të mëdhenj si Marlon Brando, Al Pacino, e të tjerë.

Në një intervistë të vitit 2021, Caan tha se e kishte bazuar personazhin e Sonny-t mbi komedianin e ndjerë, Don Rickles.

Roli e bëri të merrte një kandidim për çmimet Oscar. Ai gjithashtu luajti një pjesë të vogël në serinë e dytë të filmit.

Vitet pasuese ai mori zakonisht rolet e personazheve të fortë, shpesh negativ. Në filma të ndryshëm, por edhe në komedinë “Elf”, krah Will Ferrell.

Në të njëjtën intervistë të vitit të kaluar, Caan tha se për pak sa e kishte refuzuar rolin. Por ishte Ferrell që e kishte bindur./a2news.com


Lexo edhe:

HIDHET NGA KATI I KATËRT, NDËRRON JETË KASTRIOT MYFTARAJ

Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU