Ndërroi jetë aktori i njohur, Ned Eisenberg

Aktori, Ned Eisenberg, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Agjentët e tij në Nicolosi & Co konfirmuan vdekjen e tij.

Gruaja e Eisenberg, Patricia tha në një deklaratë: “Siç do të thoshte Ned, ai u sulmua nga dy vrasës shumë të rrallë – Cholangiocarcinoma dhe melanoma okulare. Gjatë dy viteve, ai luftoi me guxim kancerin, ndërsa vazhdoi të punonte për të siguruar mjete që të mbulonte shpenzimet mjekësore”.

Eisenber ishte i njohur për rolin e avokatit mbrojtës Roger Kressler në “Law & Order: Special Victims Unit”, transmeton ‘lapsi.al’.

Gjithashtu ka marrë pjesë në filmat ”Million Dollar Baby” të Clint Eastwood, “Flams of Our Fathers”, “Asher”, “The Exterminator”, “The Burning”, “Moving Violations”, ” Air America, “Last Man Standing”, “Primary Colors” dhe “A Civil Action”.


Lexo edhe:

NDËRROI JETË SHKRIMTARJA E NJOHUR, SHIRLEY HUGHES, NË MOSHËN 94-VJEÇARE