Ndërroi jetë aktori i njohur, Sean Connery

Aktori i njohur, Sean Connery, i bërë i famshëm me rolin si James Bond ka vdekur në moshën 90 vjeç. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij

Aktori skocez ishte i njohur për rolin e tij si James Bond, duke qenë i pari që solli rolin në ekranin e madh dhe u shfaq në shtatë filma si “James Bond”.
Karriera e tij e aktrimit zgjati dekada dhe çmimet e tij të shumta përfshinin një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes, transmeton rtv21.tv.
Ai konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007. Çmimi Oskar i erdhi në vitin 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”. Në gusht, ai festoi 90-vjetorin e lindjes.