Ndërroi jetë artisti i famshëm, Christo Vladimirov Javacheff

Artisti me origjinë bullgare Christo Vladimirov Javacheff, i njohur për instalimet e tij të përkohshme bazuar në mbështjelljen e jashtme të ndërtesave, urave dhe hapësirave të jashtme, vdiq të dielën në moshën 85-vjeç në shtëpinë e tij në New York, raporton Reuters.

Christo Vladimirov Javacheff lindi në Gabrovo, Bullgari, më 13 qershor 1935. Ai u largua nga Bullgaria komuniste në 1957 – së pari në Pragë, më pas në Vjenë dhe më pas në Gjenevë.

Një vit më vonë ai u transferua në Paris, ku u takua me gruan e tij dhe njëherësh partnere artistik Jeanne-Claude Denat de Guillebon.

Ai jetoi në New York për 56 vjet.