Ndërroi jetë gazetari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë gazetari i njohur, Mehmet Emërllahu. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.

Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Ai është autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

Njoftimi nga familjarët

Me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emërllahu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e furneralit organizohet nga shtëpia e te ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj.

Do të mbetesh përgjithmonë shembulli i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm!/abcnews.al


Lexo edhe:

VDES NË MOSHËN 89-VJEÇARE KINEASTI I NJOHUR, KRISTAQ DHAMO

Kineasti i njohur Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se vdiq pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

“Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.

Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU