Ndërroi jetë ikona e boksit kosovar, Xhevdet Peci

Ndahet nga jeta Xhevdet Peci, ikonë e boksit kosovar.

Xhevdet Peci


Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fillimisht lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Afrim Prekazi, ish hendbollist KH Trepça.

Peci ishte një prej boksierëve më të suksesshëm të vendit. Duke kaluar të gjitha sfidat dhe barrierat e kohës, ai ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën.

Xhevdet Peci, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, ishte një prej boksierëve më të dashur nga publiku.

Nisi të merret me boks në moshën 16-vjeçare në KB “Akumulatori” të Mitrovicës. Në gjysmësezonin 1973/74 kaloi në KBx Prishtina. Në periudhën 1975-1983 i fitoi pesë tituj të kampionit të ish-Jugosllavisë në boks. Është shpallur katër herë kampion i ish Jugosllavisë për kategorinë e rëndë, ndërsa i ka fituar edhe dy tituj të kampionit ballkanik.

(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale

(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore

(1978) – Kampion Ballkanikë

(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë

(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës.

Xhevdet Peci ka boksuar deri në vitin 1986, kur pas një padrejtësie në referim e pati goditur një gjyqtar serb, arsye që bëri të përjashtohej përjetë nga boksi. Më vonë dënimi i është falur. Një kohë ka qenë përzgjedhës i përfaqësueses së boksit të Kosovës.

ObserverKult

Lexo edhe:

EKSPOZITË NË PËRKUJTIM TË MITRUSH KUTELIT