Ramë Lahaj ia dedikon nënës së tij këngën “Për mu paska ken’ kismet”

Tenori Ramë Lahaj ka bërë të ditur se ia ka kushtuar këngën “Për mu paska ken’kismet” nënës së tij e cila ka vdekur këtë vit.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo ishte kënga e preferuar e nënës së tij.

“Në ato netët e rralla të viteve të fundit, kur jemi ulë me pa televizor bashkë si dikur. Kur u mbledhshim mas darke e sigurisht unë kryet n’prehnin tand, televizori e dha kangën “Për mu paska ken’kismet ” ja rrite zanin e me the “fort e du qet kangë””, transmeton ‘rtklive’.

“E kisha majtë shënim me ta knu por dojsha me kon një datë e rëndësishme për ty e mue, për ne. U gëzova fort që ma ne fund i erdh reni kësaj vere me rastin e krijimit te festivalit. Platformës së edukimit të gjeneratës se re, projekt ky që fort më gëzoj e ma shumë më idhnoi. Nanë nuk m’prite as mu, as kangën. Por unë ty kangën ta knova edhe natën e frymës tande të fundit. E kam me vazhdue me t’knu edhe atëherë kur të më shteron zani”.

“Se me zanin tand jam rritë, me zanin tand zgjohem edhe sot e kësaj dite. Je zani i jetës e motivit, për të vazhduar para, za qe nuk shteron kurrë, nanë. Gabeli jot!”,ka shkruar Lahaj.

LEXO EDHE: Tenori Ramë Lahaj kërkon nga Edi Rama ta anulojë Bregoviçin: Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë!

Edhe tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj është përfshirë në debatin. Rreth pjesëmarrjes së këngëtarit Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë.

Lahaj ka kërkuar nga kyeministri i Shqipërisë, Edi Ramës, ta anulojë atë.

Madje, duke përfshirë veten, Lahaj ka thënë se do të këndonte atje pa asnjë lloj detyrimi. Veç të mos e lejojë Bregoviqin…