Sot është bërë i ditur lajmi se reperi Slim 400 është qëlluar dhe vrarë në Los Angeles. Reperi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Cohran, u qëllua për vdekje rreth orës 19:50 të mërkurën në Inglewood pranë kryqëzimit të Bulevardit Manchester dhe Avenue 7.
Nuk ka asnjë të arrestuar dhe motivi dhe rrethanat e të shtënave nuk janë të qarta. Të shtënat erdhën vetëm disa orë pasi Slim 400 publikoi një video të re muzikore për këngën “Caviar Gold”, transmeton ‘lapsi.al’.
Ai gjithashtu ishte qëlluar 9 herë në 2019. Viktima është transportuar në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA, ku ka ndërruar jetë. I lindur në Frankfurt, Gjermani në një familje ushtarake, Cohran shkoi në Los Angeles në moshë të re dhe u rrit në Compton.
Ai ishte pjesë e labelit, tashmë nuk ekziston, ‘Pu$haz Ink’ dhe është më i njohur për albumin e vitit 2015, ‘Foe Block’.
Të mërkurën, disa orë para vdekjes së tij, Slim 400 publikoi videon për këngën e tij të re ‘Caviar Gold,’ e cila duket se i referohet një marke produktesh kanabisi me nivel të lartë THC.
Vdekja e Slim 400 vjen disa javë pas vrasjes së reperit të Memphis Young Dolph, i cili u qëllua dhe u vra më 17 nëntor.
——————————————–
LEXO EDHE: NDËRROI JETË PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, SOTIRAQ XEGA
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Padyshim një prej piktorëve më të mirë të peizazhit.
Sotiraq Xega ka më shumë se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.
Drenovari Sotiraq Xega, kohët e fundit, ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ia kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.
Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU