Ylli i “Goodfellas” Ray Liotta ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare.
67-vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.
Ai la pas të fejuarën Jacy Nittolo dhe të bijën Karsen.
Vdekja e papritur e Liotta tronditi fansat pasi viteve të fundit ai i ishte rikthyer punës si aktor.
Liotta njihet më së shumti për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” ku ai luajti rolin e Henry Hill derisa Robert De Niro luajti rolin e Jimmy Conway.
Në vitet e fundit Ray Liotta pati paraqitje në “The Many Saints of Newark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”, transmeton ‘express’.
Deadline raportoi se ylli vdiq në gjumë, por nuk tha se kur dhe si, por TMZ pretendoi se nuk dyshohej për ndonjë gjë.
Lexo edhe:
NDËRROI JETË NË MOSHËN 65-VJEÇARE AKTORI I “THE SOPRANOS”
Ka vdekur aktori i njohur, Bruce MacVittie, i njohur më së shumti për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”.
Ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. MacVittie vdiq në një spital të Manhattan, Konfirmoi gruaja e tij, Carol Ochs, për New York Times. Deri më tani nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes, transmenton ‘lapsi.al’.
MacVittie u bë gjerësisht i njohur për rolin e tij si Danny Scalercio në “The Sopranos”. Si dhe paraqitjet e tij në “Law & Order” dhe “As The World Turns”.
Karriera e tij filloi në Broadway, duke punuar si mësues i Al Pacinos. Në prodhimin e vitit 1983 të “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult