Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare aktori i njohur, Ed Asner

Ed Asner i njohur për publikun nga karakteri i “Carl Frederick”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e aktorit e bëri të ditur familja e tij.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë pikëllimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë – natën e mirë babi. Të duam”, shkruan e bija e Asner, transmeton ‘rtv21.tv’.

Roli i “Lou Grant”, i dha aktorit tashmë të ndjerë shtatë çmime “Emmy”, gjatë karrierës së tij. Në vitin 2009, Asner u bë i njohur për gjeneratat e reja nga roli i tij “Carl Fredricksen”, në filmin e animuar “Up”.

Familjarë, miq e kolegë të Asner u shprehën shumë të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Asner.

LEXO EDHE: Arti në zi, shuhet Sherif Merdani