Shpikësi holandez i kasetës, Lou Ottens ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.
Shpikja e inxhinierit Ottens transformoi mënyrën se si njerëzit dëgjonin muzikë në atë kohë.
Ottens i është bashkuar kompanisë “Philips” në vitin 1952 dhe në vitin 1960 u bë kreu i departamentit të zhvillimit të produkteve elektronike të prodhuara nga kompania.
Ai në atë kohë së bashku me ekipin e tij nisën edhe krijimin e kasetës.
Ajo për herë të parë është prezantuar në panairin elektronik të Radion në Berlin dhe së shpejti u përqafua nga njerëzit dhe u bë një sukses në të gjithë botën.
Ottens bëri një kontratë më “Philips” dhe “Sony” për të krijuar një patentë, pasi shumë kompani kineze kishin nisur të krijonin kopje të shpikjes së tij, kasetës.
Pavarësisht se kaseta është relativisht një shpikje e vjetër ajo është rikthyer në një farë mënyre përsëri në jetën tone, pasi shumë artist si Lady Gaga dhe The killers, kanë bërë muzikë që mund të dëgjohet edhe në kasetë./gazetadita
LEXO EDHE: NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR, SEAN CONNERY