Sot mbushen plot 54 vjet që është ndarë nga jeta aktori Besim Levonja, pena e artë e “Prefektit”. Respekt dhe nderim për figurën e tij.
Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe ndërroi jetë më 21 qershor të vitit 1968.
Veprimtarinë e tij artistike e filloi që herët, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri.
Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945.
Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë “Prefekti” (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme.
Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”. Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori”, etj.
Ka interpretuar edhe në filmin artistik. Eshtë nderuar me urdhërin e lartë “Hero i punës socialiste” për kohën, dhe me titullin “Artist i merituar”./revistaai
Lexo edhe:
NDAHEN NGA JETA DY AKTORË TË SERIALIT “THE CHOSEN ONE”
Aktorët Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar të serialit të Netflix “The Chosen One”. Kanë ndërruar jetë gjatë një aksidenti fatal me makinë, sipas raportimit të ‘Deadline’.
Departamenti i Kulturës i Baja California konfirmoi se gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit u lënduan gjithashtu gjatë përplasjes së tmerrshme. Ku furgoni i tyre u rrokullis pasi doli nga një rrugë shkretëtire. Pranë Mulege në gadishullin Baja California Sur.
Shfaqja po xhirohej në Santa Rosalia aty pranë në atë kohë.
“The Chosen One” është historia e një djali 12-vjeçar. Që kupton se është ardhja e dytë e Krishtit dhe është i destinuar të shpëtojë njerëzimin…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU