Votojnë shikuesit: Ky është seriali më i mirë i të gjitha kohëve

Portali  “Ranker”, zhvilloi një anketë ku morën pjesë më shumë se 70 mijë adhurues të serive. Dhe pas publikimeve të rezultateve “Breaking bad” u shpall seriali më i mirë i të gjitha kohëve.

“Ranker” në fund të muajit të kaluar e azhurnoi listën e serive, në të cilën ishin përfshirë më shumë se 2300 tituj të cilat mund të votoheshin, ndërsa tri vendet e para i zunë “Breaking Bad”, “The Sopranos ”  dhe “Game of Thrones”, transmeton ObserverKult.

Siç shkruan ky portal, i specializuar për anketa në fusha të ndryshme, seritë e reja momentalisht dominojnë në maje të listë, por lart në renditje gjendjen edhe klasikët si “M*A*S*H-a”, “Star Trek” apo “The twilight zone”. Përndryshe, shumicën e befasoi fakti që “Better Call Saul” u radhit i 168, ndërsa “The Wire” “mezi” zuri vendin 41./ObserverKult