Ndërroi jetë veterani i gazetarisë kosovare, Llukman Halili

Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë në Zvicër, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare gazetari, profesori dhe publicisti Llukman Halili.

Halili ishte doktor i Shkencave Humane ndërsa së fundi  ishte profesor  në Universitetin e Varshavës në Poloni.

Publicisti, politologu dhe gazetari punoi në TVP, në agjencinë e lajmeve kroate HINA, redaktor i gazetës “Bota sot” në Zvicër. Ai poashtu, për disa vite me radhë ishte pjesë e AMC në Zvicër, ndër themeluesit  e kësaj qendre dhe gazetës ditore AMC Press.

Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.

Llukman Halili ishte i pari korrespondent i RTK-së (ish-RTP) jashtë vendit nga Palestina. /ObserverKult