Surpriza nga tre kompozitorët për këngëtaren Elhaida Dani

Ka mjaftuar një tjetër postim në Instagramin e Elhaida Dani për të kuptuar se në 20 shtator po “gatuhet” vërtet diçka e madhe.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka hedhur disa foto në profilin e saj, e shfaqur sërish në një studio produksioni, por kësaj here në krah ka edhe tre artistë të mirënjohur dhe kompozitorë të talentuar.

Fjala është për Elgit Dodën, Kledi Bahitin dhe Alban Kondin, një treshe e shkëlqyer që, me sa duket, do na sjellin një surprizë të madhe në 20 shtator për Elhaida Danin, transmeton “ATSH”.

Këngëtarja shqiptare ka deklaruar gjatë verës se ka në plan një projekt të madh muzikor, të cilin siç duket do ta publikojë në 20 shtator.

Na duhet të presim edhe pak ditë. Por, përfshirja e Elgit Dodës, Kledi Bahitit dhe Alban Kondit vetëm sa na e ka shtuar kuriozitetin.

LEXO EDHE: Elhaida Dani flet për ‘dështimin e parë’

Elhaida Danin për një kohë të gjatë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, duke u rikthyer në ekran për të dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Soiree”. Këngëtarja e njohur që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Eurovision”, foli gjatë për karrierën e saj muzikore.

Ajo u ndal në momentet më të rëndësishme për të rikujtuar edhe njëherë ato emocione që padyshim kanë shënjuar në jetën e saj. Njihet si vajza e fitoreve, e cila kudo shkel rrëmben gjithmonë çmimin e parë, por Elhaida tregoi se edhe ka humbur në fillimet e saj dhe sigurisht nuk e ka përjetuar aspak mirë.

Këngëtarja tregoi se me pjesëmarrjen e saj tek kompeticioni muzikor “Ethet” është përballur me dështimin e saj të parë dhe aty mendoi që muzika nuk është arma e saj më e fortë.

“Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eliminova raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eliminova në radhën e dytë të raundeve…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU