Ndërron jeta ikona e cirkut shqiptar, Vitore Sallaku

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, ikona e cirkut shqiptar, akrobatja Vitore Sallaku.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se ajo do mbetet një shkollë për brezat e rinj.

Vitore Sallaku është dekoruar dhe ka mbajtur titujt si Artiste e Merituar dhe Mjeshtre e madhe e punës.

Ajo ishte bashkëshortja e aktorit të madh të estradës së Tiranës, Skënder Sallaku.

Sallaku ka qenë pjesë e cirku të Tiranës që në moshën 11-vjeçare. Dhe pas shkëputjes ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Ajo ka performuar në skenat e mëdha të botës dhe është quajtur nga publiku si “njeriu pa kocka” për shkak të elasticitetit të saj, dhe sot udhëtoi në shfaqjen e fundit të saj drejt parajsës për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj.

Shkaqet e vdekjes së artistes së madhe ende nuk dihen./shqiptarja.com.


Lexo edhe:

“RASHË NË KANAL ME PARASHUTË… KUSH JE TI?”, LUFTAR PAJA RRËFEN HISTORINË E PANJOHUR